UNHCR: Rreth dy të tretat e refugjatëve ukrainas duan të kthehen
2024-02-21 16:26:44

Unhcr (Foto Atsh)

Unhcr (Foto Atsh)

Një studim i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tregoi se shumica e refugjatëve ukrainas dhe atyre që janë zhvendosur brenda vendit duan të kthehen në shtëpitë e tyre të vjetra, shkruan “ATSH”.

“Sondazhi u krye me pjesëmarrjen e 9900 personave të anketuar në janar dhe shkurt, 65% e refugjatëve dhe 72% e personave të zhvendosur shprehën dëshirën për t’u kthyer”,- deklaroi drejtori rajonal i agjencisë për Evropën, Philippe Leclerc.

UNHCR vlerëson se rreth 6.5 milionë persona kanë ikur jashtë vendit nga Ukraina që nga nisja e konfliktit me Rusinë në shkurt 2022.

Rreth 3.7 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur strehim në pjesë të tjera të Ukrainës.

Përveç situatës së sigurisë, refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit përmendën gjithashtu mungesën e perspektivës për punë dhe shkatërrimin banesave te tyre si arsye për të mos u kthyer. (Elona)