KE: Të përmirësohet infrastruktura kabllore nën det
2024-02-21 12:52:41

Punime infrastrukture (Foto RTSH)

Komisioni Europian sugjeroi që Europa të marrë masa për të ndërtuar ose përmirësuar infrastrukturën e saj kabllore nën det dhe me ndihmën shtetërore nëse është e nevojshme.

Propozimi erdhi ndërsa u nënvizuan shqetësimet në lidhje me dobësitë e ekspozuara nga dëmtimi i dy kabllove të telekomunikacionit të Detit Baltik vitin e kaluar, bën të ditur “RTSH”.

Infrastrukturat kabllore nën det, të cilat formojnë shtyllën kurrizore të internetit duke bartur më shumë se 97% të trafikut të të dhënave në botë, janë bërë pika më e fundit e tensioneve midis vendeve mes pasigurive dhe konflikteve gjeopolitike në rritje.

Shqetësime të tilla kanë shtyrë ekzekutivin e BE-së të dalë me një udhërrëfyes, duke përfshirë masat për të mbrojtur dhe siguruar kabllot nënujore të bllokut, sipas propozimit.

Ky rekomandim synon të inkurajojë vendosjen ose përmirësimin e rëndësishëm të infrastrukturës kabllore nën det nëpërmjet CPEI-ve (projekteve kabllore me interes europian) në përputhje me ligjin e BE-së, duke përfshirë rregullat e ndihmës shtetërore.

Dokumenti thotë se financimi mund të vijë nga programet e BE-së, Banka Europiane e Investimeve, Bankat Kombëtare Promovuese, institucione të tjera financiare zhvillimore dhe publike, institucionet financiare të sektorit privat dhe investitorët e sektorit privat, si dhe fondet e kapitalit. (Elona)