Ministri Mete: Të ardhurat në vitin 2023 u rritën me mbi 12%
2024-02-20 14:47:21

Ministri Mete (Foto Oranews).jpeg

Ministri Mete (Foto Oranews)

Të ardhurat totale për vitin 2023 u realizuan në masën 643.4 miliardë lekë ose 100.1% të planit fillestar të buxhetit të së njëjtës periudhë, citon “ATSH” ministrin e Financave, Ervin Mete.

Ai bëri të ditur se ekonomia performoi pozitivisht në vitin 2023 dhe se krahasuar me vitin 2022, të ardhurat në 2023-shin janë rritur me 70.6 miliardë lekë ose +12.3% më shumë.

Edhe shpenzimet kanë pasur një performance të mirë. Sipas ministrit Mete, shpenzimet e përgjithshme publike arritën rreth 674.7 miliardë lekë. Realizimi i tyre ishte në nivelin 96.6% të planit të së njëjtës periudhë.

Borxhi publik ra në fund të vitit 2023 në nivelin 59.2% të PPB-së, niveli më i ulët që nga viti 2008, ndërsa deficit ra në 1.4% të PPB-së, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. (Fatosi)