Izraeli: Nisim ofensivën në Rafah gjatë Ramazanit nëse Hamasi nuk liron pengjet
2024-02-20 11:47:12

Gaza (Foto Rtsh)

Izraeli do të nisë ofensivën në Rafah muajin e ardhshëm, nëse Hamasi nuk liron pengjet e mbetura të mbajtura në Gaza deri në fillim të Ramazanit, deklaroi anëtari i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz, i cili nuk specifikoi një datë mbi sulmin e planifikuar në qytetin ku shumica e 1.7 milionë palestinezëve të zhvendosur kanë kërkuar strehim, shkruan “RTSH”.

“Bota duhet ta dijë dhe udhëheqësit e Hamasit duhet ta dinë, nëse deri për Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi, luftimet do të vazhdojnë kudo, duke përfshirë edhe Rafahut”,- tha Gantz.

Ramazani, muaji i shenjtë i myslimanëve, pritet të fillojë më 10 mars.

Gantz shtoi se një ofensivë do të kryhej në një mënyrë të koordinuar dhe në bisedë me amerikanët dhe egjiptianët për të lehtësuar një evakuim dhe të minimizojë sa më shumë viktimat civile. (Fatosi)