Liqeni i Shkodrës mbetet një ndër destinacionet e preferuara turistike
2024-02-20 14:13:37

Liqeni i Shkodres (Foto Bashkiamalesiemadhe.gov.al)

Liqeni i Shkodrës mbetet një nga destinacionet turistike më të preferuara në kryeqendrën veriore të Shqipërisë.

Ai është një nga potencialet e rëndësishëm turistik jo vetëm për turizmin natyror, por edhe atë historik, kulturor dhe kulinar, shkruan “RTSH”.

Operatorët turistikë thonë se numri i vizitorëve ka ardhur në rritje nga viti në vit thonë, sidomos me turistë nga Evropa Perëndimore dhe Veriore.

Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë. (Fatosi)