O'Brien: Mali i Zi, një partner i fortë i NATO-s
2024-02-20 20:10:22

Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien tha se Mali i Zi është një partner i fortë i NATO-s dhe shprehu optimizmin se qeveria aktuale do të vazhdojë në rrugën e integrimit më të thellë evropian dhe transatlantik.

foto: VCG

foto: VCG

Zoti O'Brien këto komente i bëri të hënën në Podgoricë në një konferencë me gazetarë pas takimit me kryeministrin malazez, Milojko Spajiç.

Zyrtari i lartë amerikan O’Brien, i cili më herët sot u takua edhe me Kryeprokurorin e Shtetit, vuri në dukje arritjet e qeverisë së re malazeze.