Izraeli kundërshton paqen me palestinezët të imponuar me diktat ndërkombëtar
2024-02-20 14:24:34

Foto Atsh

Qeveria izraelite ka refuzuar një marrëveshje të përhershme paqeje me palestinezët e imponuar nga diktatet ndërkombëtare dhe kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi njëzëri një deklaratë për këtë qëllim, shkruan “ATSH”.

“Nëse arrihet një marrëveshje mund të bëhet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet palëve, pa parakushte. Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Një njohje e tillë, në vazhdën e masakrës së 7 tetorit, do të përfaqësonte një shpërblim masiv dhe të paprecedentë për terrorizmin dhe do të pengonte çdo marrëveshje paqeje në të ardhmen”,- thuhet në deklaratë.

Deklarata i referohej masakrës më të keqe në historinë e Izraelit, të kryer nga terroristët e Hamasit dhe organizatat e tjera ekstremiste palestineze në jug të Izraelit në tetor. Ata vranë më shumë se 1200 njerëz dhe rrëmbyen 250 të tjerë në Rripin e Gazës. Si kundërpërgjigje, ofensiva tokësore dhe ajrore e Izraelit në Gaza ka çuar deri tani në vdekjen e rreth 29 mijë palestinezëve dhe plagosjen e rreth 69 mijë njerëzve. (Irma)