Bundesbank: Treguesit ekonomikë në Gjermani pritet të shënojnë ulje
2024-02-20 14:57:58

Bundesbank (Foto Rtsh)

Bundesbank (Foto Rtsh)

Gjermania ka gjasë të jetë tashmë në recesion pasi kërkesa e jashtme është e dobët, konsumatorët vijojnë të mbeten të kujdesshëm dhe investimet vendase po mbahen peng nga kostot e larta të huamarrjes. Në raportin mujor të bankës qendrore të ekonomisë më të madhe të Evropës, Bundesbank, vihet në dukje se kjo ekonomi ende nuk ka treguar shenja rimëkëmbjeje, përcjell “RTSH”.

Sipas raportit të Bundesbank, performanca e dobët ka ngritur pyetje rreth qëndrueshmërisë së modelit ekonomik gjerman dhe kritikët argumentojnë se pjesa më e madhe e industrisë së rëndë që mbështetet tek energjia nuk po arrin të blejë në tregjet ndërkombëtare, një situatë kjo që çon në transformim ekonomik.

Megjithatë qeveria ka hedhur poshtë projeksionet e zymta, duke argumentuar se kjo është një situatë e përkohshme për shkak të kostove të larta të produkteve energjetike, kërkesës së ulët nga kina dhe inflacionit që kanë ngadalësuar rritjen ekonomike por nuk vënën domosdoshmërish në pikëpyetje strategjinë ekonomike.  (Irma)