Pjesëmarrësit në Konferencën e Sigurisë të Munihut nxitin forcimin e bashkëpunimit
2024-02-19 14:57:00

Ceremonia e hapjes e MSC-së / foto nga Xinhua

Pjesëmarrësit dhe ekspertët e pranishëm në Konferencën e Sigurisë të Munihut (MSC), të përfunduar ditët e fundit, kanë bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e sfidave globale.

"Ishte shumë e qartë që ne nuk mund t'i zgjidhim këto (sfida) vetëm, siç i kemi zgjidhur me mënyrën e vjetër problemet. Ne duhet të hapemi (për bashkëpunim)," tha kryetari i MSC-së Christoph Heusgen në fjalimin e tij të mbylljes. Ai vuri në dukje se bashkëpunimi ndërmjet palëve sjell shpresë për zgjidhjen e sfidave të ndryshme.

foto nga

Kryetari i MSC-së Christoph Heusgen / foto nga Xinhua

Në një veprimtari të organizuar bashkërisht nga MSC-ja dhe Qendra për Kinën dhe Globalizimin (CCG), nënkryetari i MSC-së Rainer Rudolph theksoi që, siç është vënë në dukje edhe në Raportin e Sigurisë të Munihut, mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar ka qenë sfida kryesore për përgatitjen e konferencës së këtij viti.

Ndër këto sfida, më e dukshmja është ndryshimi i klimës, që është e pamundur të shpërfillet apo të shmanget, tha Rudolph.

Sipas tij, ndërsa tensionet gjeopolitike kanë ndikuar në bashkëpunimin ndërmjet Kinës, Evropës dhe ShBA-së mbi politikat e ndryshimit të klimës, ka ardhur koha të mbahet një seminar për diskutimin e bashkëpunimit përkatës.

MSC-ja, që u krijua më 1963, është një platformë ndërkombëtare për diskutimet e nivelit të lartë mbi çështjet e sigurisë globale dhe për nismat diplomatike për të trajtuar shqetësimet e sigurisë. Edicioni i 60-të i MSC-së u zhvillua nga 16 deri më 18 shkurt. (Wang Lei/ Artan)