Ukraina tërhiqet nga Avdivka, Rusia e cilëson fitore të rëndësishme
2024-02-19 15:26:51

Avdiivka (Foto Rtsh)

Avdiivka (Foto Rtsh)

Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin ukrainas Avdivka, pasi Ukraina u tërhoq.

Sipas Rusisë, një pjesë e trupave ushtarake ukrainase ishin ende të ngujuar në një fabrikë të epokës sovjetike në atë qytezë. Nuk ka ende asnjë koment nga autoritetet ukrainase për këtë pretendim të Rusisë, njofton “RTSH”.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria kishte marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor. Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin, duke përgëzuar forcat ushtarake, e cilësoi si fitoren më të madhe të Rusisë që nga pushtimi i qytetit Bakhmut në maj të vitit të kaluar.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se kishin marrë rreth 32 kilometra katrorë territor gjatë operacionit special në qytezën në lindje të Ukrainës, por nuk dha shifra për humbjet ruse, të cilat sipas Ukrainës janë të mëdha. (Fatosi)