Kryeministri Rama: Shpresoj që Shqipëria ta vijojë më vete rrugëtimin drejt BE-së
2024-02-19 14:32:42

Rama ne Mynih (Foto Gazetadita)

Shpresoj që Shqipëria ta vijojë më vete nga Maqedonia e Veriut rrugën e integrimit evropian, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Deklarata e Ramës u bë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, gjatë diskutimeve në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, shkruan “RTSH”.

Rama tha se kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin bashkë u bllokuan nga Bullgaria.

Sipas tij, ky ishte një veprim antievropian i një vendi të BE-së, që nxit nacionalizma të panevojshme. (Fatosi)