Ndërtimi i Zonës së Lirë Ekonomike, stacion i shumë bizneseve ndërkombëtare
2024-02-19 15:14:21

Zona ekonomike (Foto Kohajone)

Zona ekonomike (Foto Kohajone)

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga puna që po zhvillohet në Kashar për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA), përcjell “ATSH”.

Kryeministri Rama theksoi se TEDA pritet të jetë një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare që duan të investojnë në Tiranë, duke nisur nga turizmi e deri te prodhimi i pjesëve për automjete.

Projekti shtrihet në një territor me sipërfaqe 35 hektarë. Ai gjendet në zonën e Kasharit në Tiranë dhe synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtare. (Fatosi)