Presidenti hungarez: Parlamenti mund të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Suedisë në NATO
2024-02-19 15:15:33

Orban (Foto Rtsh)

Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Suedisë në NATO, kur të fillojë punimet për sesionin e pranverës më vonë këtë muaj, deklaroi kryeministri Viktor Orban, njofton “RTSH”.

“Është lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti. Po ndërmarrim hapa që me fillimin e sesionit pranveror të Parlamentit, më 26 shkurt, mund të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO”,- tha Orban.

Suedia aplikoi për anëtarësimin në NATO gati dy vite më parë, duke bërë kështu një ndryshim historik të politikave, pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë.

Hungaria është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, një proces për të cilin duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Vonesa ka tensionuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ka krijuar shqetësim mes vendeve aleate.

Partia në pushtet e Viktor Orban, Fidesz, ka përmendur ato që i quan akuza të pabaza të Suedisë se ka dëmtuar demokracinë në Hungari, si arsyen përse është shtyrë ratifikimi. (Fatosi)