Wang Yi: Kina e gatshme të punojë me BE-në për të promovuar një botë shumëpolare të barabartë dhe të rregullt
2024-02-19 15:18:26

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Kina është e gatshme të punojë me Bashkimin Evropian (BE) për të promovuar një botë shumëpolare të barabartë dhe të rregullt, në mënyrë që secili vend të ketë vendin e vet në sistemin global multipolar, deklaroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, gjatë takimit me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, përcjell “Xinhua”.

Si Kina ashtu edhe BE-ja mbrojnë multilateralizmin, tha Wang, duke shtuar se Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të promovuar një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës që sjell përfitime për të gjithë dhe për të bashkëpunuar për zhvillim dhe prosperitet të përbashkët.

Duke vënë në dukje se situata ndërkombëtare paraqet pasiguri dhe paqëndrueshmëri në rritje, Wang tha se Kina dhe BE-ja, si forca stabilizuese në botë, duhet të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat. Sipas tij, të dyja palët kanë rifilluar së fundmi shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe kanë arritur rezultate pozitive.

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

“Të dyja palët duhet të respektojnë shqetësimet thelbësore të njëra-tjetrës, t'i përmbahen partneritetit dhe bashkëpunimit të favorshëm si pika kryesore të marrëdhënieve të tyre dhe të bëjnë përgatitje të mira për Samitin e ardhshëm Kinë-BE. Kina dhe BE-ja duhet gjithashtu t'i japin një lojë të plotë roleve të mekanizmave të tyre të dialogut në fusha të ndryshme, duke përfshirë sektorët strategjikë, ekonomikë dhe tregtarë, të gjelbër dhe digjital, të rrisin bashkëpunimin në trajtimin e ndryshimeve klimaterike dhe në inteligjencën artificiale, të krijojnë pika kryesore në komunikimin dhe shkëmbimet e njerëzve, si dhe të ofrojnë më shumë lehtësi për shkëmbimet e personelit midis dy palëve, për të ecur përpara me partneritetin e tyre gjithëpërfshirës strategjik”,- tha Wang.

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Kryediplomati evropian e përshkroi zhvillimin e Kinës si të admirueshëm dhe në përputhje me logjikën e historisë. “Marrëdhëniet BE-Kinë kanë pasur zhvillim të shëndoshë dhe bashkëpunimi mund dhe duhet të forcohet pavarësisht konkurrencës”,- tha ai.

Borrell theksoi e ai mbështet zhvillimin e marrëdhënieve BE-Kinë dhe shkëmbimet e tyre normale ekonomike dhe tregtare dhe mbron menaxhimin e duhur të dallimeve midis dy palëve.

“BE-ja do të vazhdojë t'i përmbahet politikës së një Kine dhe është e gatshme të forcojë koordinimin me Kinën për çështjet shumëpalëshe për të trajtuar bashkërisht ndryshimet klimaterike dhe sfida të tjera globale”,- theksoi Borrell.

Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për krizën në Ukrainë dhe konfliktin e Gazës. (Irma)