Presidenti rus: Jemi gati për dialog me Ukrainën
2024-02-19 15:28:32

Putin (Foto Atsh)

Putin (Foto Atsh)

Jemi gati për dialog me Ukrainën, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, nëse nuk do të ishte pozicioni i Perëndimit, konflikti në Ukrainë do të kishte pushuar rreth një vit e gjysmë më parë, shkruan “ATSH”.

“Federata Ruse edhe pas fillimit të operacionit special u përpoq t’i jepte fund konfliktit, por Ukraina nuk e donte këtë gjë”,- tha Putin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje aleatëve të vendit të tij, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që të rrisin mbështetjen në luftën kundër agresionit rus.

“Nëse nuk veprojmë tani, Rusia do të ketë sukses t’i kthejë vitet e ardhshme në një katastrofë”,- tha presidenti ukrainas në konferencë. (Fatosi)