Ministri Peleshi: Gati të angazhohemi me trupa shtesë në misionet e NATO-s
2024-02-19 15:10:54

Ministri Peleshi (Foto Facebook Ministria e Mbrojtjes)

Ministri Peleshi (Foto Facebook Ministria e Mbrojtjes)

Shqipëria është gati të angazhojë trupa shtesë për të përforcuar praninë e NATO-s kurdo që lind nevoja, deklaroi ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë një takim me homologun kanadez, Bill Blair, në kuadër të Konferencë së Sigurisë në Mynih, citojnë mediet shqiptare postimin e bërë në faqen zyrtare në rrjetet sociale të ministrit.

“Përgëzime të mëdha aleatit dhe partnerit tonë, Kanadasë, për udhëheqjen e shkëlqyer dhe profesionale në këtë mision të NATO-s dhe për mbështetjen e ofruar për Forcat tona të Armatosura”, u shpreh ministri Peleshi.

Ai vlerësoi kontributin e togës shqiptare EOD në misionin e NATO-s “Enhanced Forward Presence” në Letoni, nën komandën kanadeze, si një histori suksesi.  (Fatosi)