Qeveria hungareze refuzon të takohet me senatorët amerikanë
2024-02-19 20:29:46

Një delegacion dypartiak senatorësh amerikanë bëri një vizitë zyrtare të dielën në kryeqytetin e Hungarisë dhe i bëri thirrje qeverisë nacionaliste të miratojë menjëherë kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO.

foto: VCG

foto: VCG

Hungaria është vendi i vetëm ndër 31 vendet anëtare të NATO-s që nuk ka ratifikuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim. Qeveria e Hungarisë po përballet me trysni në rritje për të vepruar, pasi e ka shtyrë miratimin për rreth 18 muaj. Për pranimin e një vendi të ri në aleancën ushtarake perëndimore nevojitet miratim unanim.

Senatorët amerikanë njoftuan se do të paraqesin një rezolutë të përbashkët në Kongres ku do të kritikohen hapat pas të demokracisë në Hungari dhe do t’i bëhet thirrje qeverisë së kryeministrit Viktor Orban të mos bllokojë më integrimin euro-atlantik të Suedisë.