Kryeministri Rama: BE-ja duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
2024-02-19 14:33:51

Foto RTSH

Vendet anëtare të BE-së duhet të rrisin shpenzimet, jo se po vjen dikush në Shtëpinë e Bardhë, por për shkak të Evropës dhe për hir të atyre, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, shkruan “ATSH”.

Ai theksoi se përtej deklaratave të bëra nga kandidati për president Donald Trump, aleanca e NATO-s u forcua kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Rama kujtoi se përpara vitit 2016, ishte i njëjti diskutim, me Trump që tha se NATO-ja është e vjetëruar dhe pati shumë diskutime. (Fatosi)