Ushtria amerikane kryen sulme ndaj objekteve të grupit Houthi
2024-02-19 20:24:36

Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi Houthi që mbështetet nga Irani, tha të dielën Komanda Qendrore e ushtrisë të ShBA-së.

Komanda tha se goditi të shtunën për vetëmbrojtje tre raketa, një nëndetëse pa pilot dhe një anije pa pilot të shtunën.

“Është hera e parë që vërehet përdorimi nga grupi Houthi i një nëndetëseje pa pilot, që kur filluan sulme më 23 tetor," tha CENTCOM në një postim në media sociake.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se kishte arritur në përfundimin se raketat dhe anijet përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare.

Sulmet e grupit Houthi në zonën e Detit të Kuq janë një nga treguesit e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit pas sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez ndaj Izraelit në 7 tetor.