Kryeministri Rama: Shqipëria nuk ka asnjë problem me Greqinë
2024-02-19 14:52:55

Kryeministri Edi Rama ne Mynih (Foto Tvklan)

Shqipëria nuk ka asnjë problem me Greqinë, ishte përgjigjja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, kur u pyet për marrëdhëniet me fqinjin jugor, shkruan “ATSH”.

Rama tha se e dashuron Greqinë dhe nuk mund ta fusin në asnjë mënyrë në konflikt me të.

“Probleme me Greqinë? Jo ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi në Greqi. Dhe ata duan të dëgjojnë tonin e zërit tim kur them diçka, por unë e dua Greqinë dhe nuk na fusni dot në asnjë mënyrë në konflikt me Greqinë”,- deklaroi kryeministri shqiptar Rama. (Fatosi)