Kina rithekson përpjekjet e saj për t'i dhënë fund krizës së Ukrainës
2024-02-19 14:44:58

foto nga MPJ e Kinës

Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në përfundimin e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe në rivendosjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, tha të shtunën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë takimit me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba.

Edhe sikur të ketë vetëm një fije shprese për paqe, Kina nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e saj, theksoi kryediplomati kinez.

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Wang u takua me Kuleba-n në kuadrin e Konferencës së Sigurisë të Munihut në Gjermani, të mbajtur nga 16 deri më 18 shkurt.

Wang shtjelloi qëndrimin e Kinës mbi krizën e Ukrainës, duke theksuar se Pekini është për zgjidhjen politike të çështjeve të pikave të nxehta dhe do të vazhdojë nxitjen e bisedimeve të paqes. Kina nuk e ka nxitur acarimin e situatës e nuk ka përfituar nga kriza, dhe as nuk ka shitur armë vdekjeprurëse në zonat e konfliktit apo për palët në konflikt, shtoi ai.

Kuleba tha nga ana e tij se Ukraina është e gatshme të mbajë kontakte miqësore me Kinën dhe të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai shprehu shpresën se Kina do të vazhdojë të luajë një rol unik dhe konstruktiv në nxitjen e paqes dhe tha se Ukraina është e gatshme të forcojë lidhjet me përfaqësuesin e posaçëm të qeverisë kineze për çështjet euro-aziatike. (Wang Lei/Artan)