Mbipopullimi i burgjeve në Shqipëri mbetet një problem shqetësues
2024-02-19 15:30:51

Foto RTSH

Mbingarkesa në sistemin e burgjeve në Shqipëri mbetet një problem shqetësues.

“Aktualisht kemi në sistem gjithsej 5832 persona. 2245 janë të dënuar dhe 3129 janë të paraburgosur, ndërsa 458 persona brenda sistemit penetenciar janë me masë mjekësore”,- deklaroi Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, shkruan “RTSH”.

Në raportin e fundit të Komitetit Antitorturë të Këshillit të Evropës, KiE adresoi ndaj institucioneve përkatëse problematikën e numrit të lartë të të paraburgosurve.  (Fatosi)