Franca nënshkruan marrëveshje sigurie me Ukrainën
2024-02-19 14:46:12

Foto RTSH

Franca nënshkroi një marrëveshje sigurie me Ukrainën, duke premtuar më shumë armë dhe ndihmë për vendin që është konflikt të vazhdueshëm me Rusinë, njofton “RTSH”.

“Franca do të mbështesë Ukrainën në afat të gjatë”, tha presidenti Emmanuel Macron pas nënshkrimit të marrëveshjes me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Paris.

Këtë vit, Ukraina do të marrë një ndihmë ushtarake nga Franca deri në 3 miliardë euro (3.2 miliardë dollarë), pas 1.7 miliardë euro në vitin 2022 dhe 2.1 miliardë euro vitin e kaluar.

Presidenti ukrainas ka nënshkruar edhe një marrëveshje të ngjashme me Gjermaninë, gjatë një ndalese në Berlin.

Marrëveshja e sigurisë erdhi pas vendimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në samitin e tyre në Vilnius, Lituani, korrikun e kaluar.

Marrëveshja e nënshkruar në Paris i siguron Ukrainës ndihmë afatgjatë ushtarake dhe ekonomike, si dhe mbështetje për rindërtimin pas përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. (Fatosi)