Bisedë telefonike Biden-Zelensky për të garantuar mbështetjen amerikane
2024-02-19 15:36:49

Biden (Foto Anadolu)

Biden (Foto Anadolu)

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në konfliktin me Rusinë, njofton “ATSH”.

Zelensky tha se ushtria ukrainase u detyrua të tërhiqej nga Avdivka, pasi duhej racionuar municioni, pasi po pakësohen furnizimeve, gjë që i lejoi Rusisë fitimet e para të dukshme në terren për muaj të tërë.

Në një postim në “X”, presidenti ukrainas tha se ai ishte mirënjohës që kishte mbështetjen e plotë të presidentit Biden.

“Të mbështesësh Ukrainën do të thotë të mbështesësh demokracinë dhe lirinë. Së bashku duhet t’i mbrojmë këto vlera”,-tha Zelensky.  (Fatosi)