Berati është vizituar nga rreth 20 mijë turistë vetëm në janar
2024-02-18 11:34:33

Foto ATSH

Turistët e preferojnë Beratin edhe në dimër. Vetëm gjatë janarit, qyteti i një mbi një dritareve ka pasur rreth 20 mijë vizitorë, rreth 20% më shumë se janari 2023.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, deklaroi për “ATSH”-në se këto shifra janë më shumë se premtuese, pasi janë garanci e një sezoni rekord turistësh në ardhje.

Demo bën të ditur se numri i vizitorëve u rrit me 31% edhe në Muzeun Ikonografik Onufri.

Kryebashkiaku Demo i bën apel bizneseve turistike të përgatiten për sezonin e ri turistik. (Irma)