Kumbaro: 300 fidanë të rinj në Ekoparkun e Durrësit, shembull i transformimit
2024-02-18 09:16:14

Ministrja Kumbaro (Foto Atsh)

Ministrja Kumbaro (Foto Atsh)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, iu bashkua skuadrës së gjelbërimit të Bashkisë së Durrësit, për mbjelljen e 300 fidanëve të rinj në ekoparkun e madh të qytetit.

“Më vjen mirë që bashkia e Durrës i bashkohet aksionit për mbjelljen e pemëve në Vitin e Pyjeve. Është pozitive që kjo bashki e kombinon mbjelljen e pemëve me hapësirat e gjelbërta dhe pjesën rekreative, duke qenë dhe zonë  turistike”, deklaroi ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro sqaroi se shtimi i mbjelljeve në këtë bashki është i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të rregulluar ekuilibrin mes Durrësit si qytet industrial, tregtar dhe qytet turistik po ashtu. (Irma)