Guvernatori Sejko: Të luftojmë inflacionin dhe të përgatitemi për goditjet në të ardhmen
2024-02-18 09:39:16

Guvernatori Sekjo (Foto Rtsh)

Guvernatori Sekjo (Foto Rtsh)

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se duhet punuar fort për ta çuar deri në fund luftën kundër inflacionit.

Në takimin e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë, guvernatori Sejko tha se duhen rindërtuar në kohë hapësirat fiskalë, për të qenë të përgatitur për përballimin e goditjeve në të ardhmen, shkruan “Panorama”.

Viti 2023 u mbyll për Shqipërinë me një rritje ekonomike 3.5 për qind dhe me normë papunësie në minimum, deklaroi guvernatori Sejko, duke theksuar se trendi rënës i inflacionit është lajmi i mirë, por një inflacion në rënie nuk është një inflacion në objektiv.

“Ne si Bankë Qendrore duhet të marrim masat e nevojshme për kthimin e inflacionit në objektiv si parakusht për rritjen e ekonomisë. Po ashtu, duhet të këmbëngulim për të rindërtuar në kohë hapësirat fiskale që të jemi të përgatitur për përballimin e goditjeve në të ardhmen”,- theksoi Sejko.

Sipas tij, politikat financiare duhet të kenë fokus të dyfishtë, nga njëra anë insetivimin e progresit financiar në funksion të rritjes së eficencës dhe nga ana tjetër trajtimin e hershëm të rreziqeve ndaj stabiliteti financiar nëpërmjet një mbikëqyrje të kujdesshëm

“Duhet të punojmë aq sa është e mundur për integrimin ekonomik të tregjeve të lira të produkteve të punës dhe kapitaleve si një proces që ka sjellë progres të dukshëm për gjithë aktorët e përfshirë”,- deklaroi guvernatori i BSH-së. (Irma)