Universiteti i Arteve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Studimeve Arbëreshe
2024-02-18 09:59:57

Arbereshet (Foto Atsh)

Arbereshet (Foto Atsh)

Universiteti i Arteve dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Tiranë, për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën kërkimore-shkencore dhe marrjen pjesë në projekte të përbashkëta, të cilat kanë në fokus botën arbëreshe, shkruan “ATSH”.

Marrëveshja u firmos nga rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, dhe drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, Diana Kastrati.

Kjo marrëveshje firmoset në vazhdën e bashkëpunimit ndërakademik. Nënshkrimi i saj ka për qëllim shkëmbimin e ekpertizës në studimin e kulturës arbëreshe dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore. (Irma)