Sezoni turistik, kryeministri Rama: Kërkohet angazhim i të gjithëve për të mbajtur pastër ambientin
2024-02-18 09:14:08

Pastrimi i zonave bregdetare (Foto Atsh)

Pastrimi i zonave bregdetare (Foto Atsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se skuadrat e pastrimit dhe gjelbërimit të bashkive të bregdetit vijojnë punën për pastrimin e zonave pranë plazheve dhe hapësirave periferike, në prag të nisjes së sezonit turistik.

Ndërsa publikoi në rrjetet sociale imazhe nga aksioni në terren, përcjellë nga “ATSH”, kryeministri Rama bëri të ditur se kërkohet angazhimi dhe bashkëpunimi qytetar i të gjithëve, sepse, sipas tij, beteja më e vështirë është me mentalitetin e disa njerëzve për ndotjen, sepse pikë së pari të keqen më të madhe ia bëjnë vetes.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe përfshiu të gjitha qytetet e vendit. (Irma)