Kreu i KQZ-së takon kryetaren e OSBE-së në Shqipëri për reformën zgjedhore
2024-02-18 12:13:09

Celibashi (Foto Atsh)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, priti në një takim kryetaren në detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadoren Clarisse Pasztory, me të cilën diskutoi mbi çështjet e reformës zgjedhore, shkruan “ATSH”.

Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ-në dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor.

Celibashi falënderoi ambasadoren Pasztory dhe vlerësoi punën e OSBE-së në Tiranë për ndihmën dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë. (Irma)