Kryeministri Rama takon von der Leyen dhe Michel gjatë vizitës zyrtare në Bruksel
2024-02-16 14:34:55

foto: VCG

foto: VCG

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel, ku mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, ku u diskutua për integrimn e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe planin e rritjes ekonomike, shkruan “RTSH”.

Kryeministri Rama u takua edhe me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili përshëndeti nismën për të zhvilluar një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Michel bëri të ditur gjithashtu se edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Me kryeministrin Edi Rama diskutuam rrugën përpara të Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë kësaj rruge. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”,- shkroi Michel.