Blinken vizitoi Piramidën, takoi të rinjtë që kanë studiuar në programe të ofruara nga SHBA-ja
2024-02-16 14:47:26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.


Veliaj e njohu zyrtarin e lartë amerikan me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.

foto: VCG

foto: VCG

“Kënaqësi të bisedoja me sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”,- deklaroi kryebashkiaku Veliaj, shkruajnë mediet shqiptare.


Sekretari amerikan i Shtetit u takua edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara, si “Fulbright” dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.


Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Blinken u shpreh se ka ndjerë ngrohtësi në çdo vend ku ka shkelur në Tiranë. Duke u ndalur te rindërtimi i Piramidës së Tiranës, Blinken theksoi se sot ky vend është kthyer në një simbol të të ardhmes, ndërsa nënvizoi se në rrugët e kryeqytetit ka parë optimizëm për të ardhmen.


“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë vend dhe çdo vend tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam.”, tha Blinken.