Ukraina planifikon të shpenzojë këtë vit 800 milionë dollarë për ndërtimin e fortifikimeve
2024-02-15 16:49:50

foto: VCG

foto: VCG

Ukraina planifikon të shpenzojë këtë vit 30.7 miliardë hryvnia (rreth 806 milionë dollarë amerikanë) për ndërtimin e fortifikimeve.

Kryeministri Denys Shmyhal tha në mbledhjen e kabinetit se qeveria ka ndarë 20 miliardë hryvnia (rreth 525 milionë dollarë) nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për punimet fortifikuese, njoftoi shërbimi për shtyp i kabinetit, citon “Xinhua”.

Përveç kësaj, Ukraina do të mbledhë 10.7 miliardë hryvnia (rreth 281 milionë dollarë) për fortifikime nga burime të tjera, vuri në dukje ai.

Ukraina po forcon linjat e saj të mbrojtjes në mes të konfliktit me Rusinë.