Senati amerikan miraton paketën e ndihmës për Ukrainën
2024-02-14 15:06:04

foto: VCG

foto: VCG

Senati amerikan ka dhënë miratimin e tij për një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën, pas shumë javë negociatash. Shumica e parave është caktuar për mbështetje ushtarake. Projektligji kaloi me 70 vota pro dhe 29 kundër në dhomën e udhëhequr nga demokratët.


Por, fati i tij në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët nuk është aspak i sigurt, pasi ish-presidenti dhe kandidati kryesor i vitit 2024, Donald Trump, u ka kërkuar republikanëve të shmangin miratimin e legjislacionit, shkruan “ATSH”.


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu mirënjohje ndaj senatorëve amerikanë që votuan ndihmën për Ukrainën.


“Për ne në Ukrainë, vazhdimi i ndihmës amerikane bën të mundur shpëtimin e jetëve njerëzore. Ne po luftojmë për liri dhe demokraci”,- shkroi Zelensky në një postim në platformën sociale “X”.