Banka e Zhvillimit Bujqësor e Kinës akordoi hua prej 2.78 trilionë juanë në 2023
2024-02-13 12:37:16

Foto nga VCG

Banka e Zhvillimit Bujqësor e Kinës, banka e politikave rurale të vendit, njoftoi se ka akorduar kredi në një total prej rreth 2.78 trilionë juanë (rreth 391.35 miliardë dollarë amerikanë) në vend, në vitin 2023, njofton “Xinhua”.

Sipas bankës, deri në fund të vitit 2023, bilanci i kredive ishte 8.79 trilionë juanë.

Asetet e saj arritën në 10 trilionë juanë historike deri në fund të vitit të kaluar.

Banka bëri të ditur se këtë vit do të vazhdojë t'i përmbahet qëllimit të saj themelor për t'i shërbyer ekonomisë reale dhe do të punojë me vendosmëri për të ndihmuar në promovimin e rivitalizimit gjithëpërfshirës rural.

E themeluar në vitin 1994, ajo është e vetmja bankë e politikave bujqësore në Kinë nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Këshillit të Shtetit. (Fatosi)