QKLL e shpalli 2024-n Vitin e Lasgush Poradecit
2024-02-13 12:47:06
Foto nga Cna.al
Qendra Kombëtare shqiptare e Librit dhe Leximit e shpalli 2024-n Vitin e Lasgush Poradecit, në 125-vjetorin e lindjes së poetit të njohur, njofton “ATSH”.
Përmes mbrëmjeve poetike, konferencave, aktiviteteve në shkolla e librari, takimeve me të rinj, QKLL-ja do të sjellë më pranë lexuesve figurën e poetit që lartësoi gjuhën shqipe.
Familjarë të Lasgush Poradecit kanë zbardhur dhe koleksionuar letërkëmbimet e poetit me personalitete shqiptare të njohura të kohës si Skënder Luarasi, Gjergj Bubani, Mitrush Kuteli, Eqrem Çabej, etj.
Pjesë e arkivit të Poradecit, këto letërkëmbime do të vijnë së shpejti në një botim të dedikuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore