Aleksandër Stub zgjidhet presidenti i ri i Finlandës
2024-02-13 12:53:34
Foto nga VCG
Aleksandër Stub, nga partia e qendrës së djathtë, Koalicioni Kombëtar, është zgjedhur president i ri i Finlandës, pas një gare të ngushtë me rivalen e Partisë së Gjelbër, Peka Havisto, njofton “RTSH”.
36-vjeçari Stub është një politikan pro europian dhe përkrahës i fortë i Ukrainës dhe tha se nuk do të ketë marrrëdhënie me Rusinë, nëse nuk përfundon konflikti aktual.
Kreu i shtetit finlandez është përgjegjës për politikën e sigurisë dhe atë të jashtme.
Aleksandër Stub do të zërë vendin e presidentit Sauli Ninisto, i cili është tërhequr nga posti pas dy mandateve 6-vjeçare. (Fatosi)
Lajmet Kryesore