Shtetet e Bashkuara kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet në Gazë
2024-02-13 15:01:01

Foto nga VCG

Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si një hap drejt një armëpushimi më afatgjatë.

Zoti Biden dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë folën për median pasi dy aleatët mbajtën bisedime në Shtëpinë e Bardhë që prekën një numër çështjesh, përfshirë një ofensivë të pritshme izraelite nga toka në Gazën jugore dhe rrezikun e një fatkeqësie humanitare mes civilëve palestinezë.