Shqipëria përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulëta
2024-02-13 11:24:36

Foto nga Sotnews

Këtë javë Shqipëria do të përfshihet nga ndikimi anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore dhe relativisht të thata e të ngrohta jugperëndimore, shkruan “Panorama”.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë moti ishte i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin.

Reshjet e dëborës ishin me intensitet të ulët në male në veri, verilindje dhe juglindje.

Në ditët në vijim moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit.

Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16 m/s shoqëruar me dallgë deti të forcës 2-4 ballë. (Fatosi)