Kryeministri francez kërkon që mosha minimale për përdorimin e rrjeteve sociale të jetë 13 vjeç
2024-02-13 12:20:36

Foto nga VCG

Kryeministri francez, Gabriel Attalm, deklaroi se fëmijët nën moshën 13-vjeçare duhet të parandalohen nga përdorimi i mediave sociale.

Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, cituar nga “ATSH”, kryeministri Attal tha se do të punojë me platformat për të siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13 vjeç mos të ketë akses në rrjetet sociale.

“Të rinjtë ndërmjet moshës 13 dhe 15 vjeç mund të përdorin rrjetet sociale vetëm me lejen e prindërve të tyre”, sugjeroi ai.

Adoleshentët në Francë tashmë lejohen ligjërisht të krijojnë vetëm një llogari në rrjetet sociale që nga mosha 15 vjeç. Para kësaj, ata kanë nevojë për pëlqimin e prindërve.

“Kjo është një detyrë shumë e vështirë, por jo e pamundur. Megjithatë, ka një mënyrë për ta arritur këtë në bashkëpunim me platformat”, tha kryeministri francez. (Fatosi)