Kreyministri izraelit i qëndron planit për mësymje ushtarake në qytetin e Rafahut në Gazë
2024-02-13 11:31:04

Foto nga VCG

Izraeli vazhdon t'i qëndrojë planin ushtarak për të hyrë në qytetin jugor të Gazës, në Rafah, ku po strehohen miliona refugjatë palestinezë të shpërngulur nga lufta disamujore Izrael-Hamas, shkruan “RTSH”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e bëri të qartë këtë synim gjatë një dalje publike televizive. “Do ta bëjmë”,- tha ai.

Palestinezët që qeverisin në Gazë thonë se një ofensivë në Rafah mund të rezultonte fatale për dhjetëra mijëra banorë.

Sipas ministrit të Jashtëm britanik, David Kameron, gjysma e popullsisë së Gazës ka gjetur strehim në këtë zonë.

Sipas liderëve të Hamasit, plani i palës izraelite rrezikon të anulojë edhe një pakt të mundshëm për lirimin e pengjeve izraelite të marra gjatë ditës së parë të sulmit të militantëve në territorin e Izraelit, më 7 tetor 2023.

Të dielën, Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi për 112 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite, duke e çuar bilancin në mbi 28 mijë viktima pas katër muajsh përplasjeje.

Të shtunën, kryeministri Netanyahu urdhëroi ushtrinë e tij që të përgatitet për të evakuar qytetarët nga qyteti i Rafahut, para se të nisë ofensivën kundër Hamasit.

SHBA-ja paralajmëroi Izraelin se pushtimit i Rafahut do të ishte një katastrofë, ndërsa BE-ja dhe OKB-ja kanë shprehur shqetësimet e tyre. (Fatosi)