OKB: Gaza përballet me një emergjencë humanitare në rritje
2024-02-13 12:40:15

Foto nga VCG

Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ofron ndihma për palestinezët në Gaza po përballet me pengesa administrative në rritje nga Izraeli, njoftuan zyrtarët, shkruan “Panorama”.

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën, UNRWA, tha se në një port të Izraelit ishte bllokuar një dërgesë ushqimore që mund të plotësojë nevojat 30 ditore për palestinezët. Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, tha se në një port është bllokuar një dërgesë nga Turqia me 1049 kontejnerë me furnizime ushqimore që mund të mbulojë nevojat e 1.1 milionë njerëzve për një muaj.

Incidenti ndodhi ndërsa Gaza përballet me një emergjencë humanitare në rritje, me qindra mijëra palestinezë që përballen me urinë akute.

Izraeli pretendon se 12 punonjës të kësaj agjencie ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërsa një numër vendesh donatore pezulluan fondet. UNRWA-ja ka shkarkuar punonjësit e akuzuar dhe ka nisur një hetim.

 (Fatosi)