“Xiaomi: Kontrolli i Indisë ndaj firmave kineze shqetëson furnizuesit
2024-02-13 12:49:38

Foto nga VCG

Kompania kineze “Xiaomi” iu drejtua autoriteteve indiane, duke bërë të ditur, përmes një letre, se furnizuesit e komponentëve të telefonave inteligjentë janë të kujdesshëm në lidhje me vendosjen e operacioneve në Indi, mes një shqyrtimi të ashpër të kompanive kineze nga qeveria, njofton “CGTN”.

“Xiaomi”, që ka pjesën më të madhe në tregun e smartfonëve të Indisë me 18 për qind, kërkon gjithashtu që India të konsiderojë ofrimin e stimujve të prodhimit dhe uljen e tarifave të importit për disa komponentë të smartfonëve.

Kompania kineze monton telefona inteligjentë në Indi me komponentë kryesisht vendas dhe pjesën tjetër të importuar nga Kina dhe gjetkë.

Letra ndaj autoriteteve indiane është përgjigjja e “Xiaomi” ndaj një pyetjeje nga Ministria e Teknologjisë së Informacionit të Indisë që pyet se si vendi mund të zhvillojë më tej sektorin e prodhimit të komponentëve të vendit.

Autoritetet indiane vitin e kaluar akuzuan kompaninë kineze të telefonave inteligjentë “Vivo Communication Technology” për shkeljen e disa rregullave të vizave dhe pretenduan se ajo mori 13 miliardë dollarë fonde nga India.

India gjithashtu ka ngrirë më shumë se 600 milionë dollarë në asete të “Xiaomi”-t për dërgesa të supozuara të paligjshme për subjektet e huaja, duke i kaluar ato si pagesa të honorarëve. (Fatosi)