Media gjermane: Nëse Ukraina shpërbëhet, miliona refugjatë do të dyndeshin në Europë
2024-02-13 12:38:57

Foto nga VCG

Rreth 10 milionë ukrainas do ta braktisnin vendin në rast të shpërbërjes potenciale të Ukrainës. Shumica e refugjatëve do t’i drejtoheshin Europës dhe Gjermania do të ishte destinacioni kryesor. Kjo është një prognozë e qeverisë gjermane, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, e cila i referohet si qarqeve gjermane të sigurisë, ashtu edhe disa parlamentarëve, përcjell “Panorama”.

Por, Ministria gjermane e Punëve të Brendshme dhe Policia Federale, të pyetur për këtë, janë përgjigjur se nuk duan të japin prognoza për zhvillimet e emigracionit.

Megjithë problemet aktuale, sipas medies vendase, qeveria gjermane është e mendimit se Ukraina i ka mjetet ushtarake dhe financiare për të ruajtur mbrojtjen dhe stabilitetin deri në fund të vitit 2024.

Por, sipas medies vendase, si Inteligjenca në Gjermani edhe analistët perëndimorë nuk presin më këtë vit suksese të mëdha në front. (Fatosi)