Fishekzjarret e Festës së Pranverës ndriçojnë qiellin e Hong Kongut
2024-02-13 12:51:46

Foto nga VCG

Shfaqja e fishekzjarrëve të Vitit të Ri Kinez 2024 u mbajt të dielën mbi portin Victoria në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, ditën e dytë të Vitit të Dragoit, për të festuar sezonin festiv, shkruan “CGTN”.

Një total prej 23.888 fishekzjarrësh u hodhën në shfaqjen 23 minutëshe të ndarë në tetë skena, për t’u uruar Vitin e Ri njerëzve dhe turistëve të Hong Kongut dhe t'i uronin qytetit përparim të qëndrueshëm në një rrugë të re drejt stabilitetit dhe prosperitetit.

Të dy anët e portit, duke përfshirë Tsim Sha Tsui dhe Wan Chai, ishin të mbushura me njerëz që shikonin shfaqjen spektakolare të fishekzjarrëve.