Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik
2024-02-12 11:48:56

Foto nga VCG

Irani shënoi të dielën 45-vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979, teksa rriten tensionet në Lindje të Mesme, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, shkruan “Panorama”.

Mijëra iranianë kanë marshuar nëpër rrugë dhe sheshe, të mbuluar me flamuj të shtetit dhe slogane fetare.

Sipas televizionit shtetëror, miliona njerëz kanë marshuar në të gjithë Iranin.

Ky përvjetor shënohet një muaj pas sulmit vdekjeprurës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në qendër të qytetit Kerman, duke lënë të paktën 95 persona të vdekur në ceremoninë e përkujtimit të gjeneralit Qassem Soleimani, i cili është vrarë më 2020-n nga një dron amerikan. (Fatosi)