Zyrtarët evropianë paralajmërojnë për një konfikt të mundshëm mes NATO-s dhe Rusisë
2024-02-12 12:32:47

Foto nga VCG

Ministri danez i Mbrojtjes, Troel Lunn Poulsen, deklaroi se një konflikt ushtarak midis NATO-s mund të fillojë deri në pesë vjetët e ardhshme, citon “Panorama”.

“Nuk mund të përjashtohet që brenda tre deri në pesë vjet Rusia të provokojë nenin e pestë të NATO-s dhe solidaritetin e aleancës”,- deklaroi zyrtari danez.

Sipas tij, Danimarka nuk ka gjasa së sulmohet drejtpërdrejt, por mund të përballet me kërcënimin e sulmeve hibride nga Rusia.

Javëve të fundit ka pasur paralajmërime të shumta për një konflikt të mundshëm nga Rusia.

Një zyrtar gjerman paralajmëroi se një konflikt me Rusinë mund të fillojë brenda një dekade. Edhe një zyrtar i NATO-s deklaroi se mund të ndodhë një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë.

Shqetësime të tilla të ngjashme janë ngritur edhe nga Britania e Madhe. Sipas raportimeve, konflikti mund të nisë nga korridori Suwalki, midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit (koloni ruse).

Ekspertët e kanë përshkruar këtë korridor si “Thembra e Akilit”, “Pika më e dobët”, apo edhe “Vendi më i rrezikshëm në tokë”. (Fatosi)