Ekspertët: Miniera e Bulqizës ka depozitën më të madhe të hidrogjenit në botë
2024-02-12 12:04:26

Foto nga RTSH

Ekspertët thonë se miniera e kromit në Bulqizë ka depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë.

Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Bardhyl Muceku, i cili ishte pjesë e ekipit prej 8 profesorësh shqiptarë dhe francezë, që zbuluan praninë e këtij gazi, citohet të ketë thënë se kjo është depozita e parë e hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë, shkruan “RTSH”.

Vlera ekonomike e saj është shumë e madhe.

Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po promovojnë në drejtim të energjisë së pastër dhe industrisë së qendrueshme, duke zëvendësuar burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri.

Sipas studimit, deri në 55.000 tonë hidrogjen mund të fshihen në depozitat nën minierë, mjaftueshëm për të mbajtur rrjedhën e lartë për 238 vjet. (Fatosi)