Urgjenca e QSUT-së përfshihet nga flakët, evakuohen pacientët dhe stafi mjekësor
2024-02-12 12:36:12

Foto nga RTSH

Urgjenca e re e QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë, u përfshi nga flakët mëngjesin e të dielës,.

Flakët u përhapën në katin -1 të Urgjencës, por fatmirësisht zjarri u vu nën kontroll shpejt nga zjarrfikësit, njofton “RTSH”. Nuk ka pati persona të lënduar.

Për arsye sigurie, stafi mjekësor dhe pacientët u evakuuan në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në kryeqytetin shqiptar.

Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet vazhdojnë.  (Fatosi)