Sondazhi i Eurobarometrit: Evropianët mbështesin financimin e ndihmave humanitare
2024-02-12 12:29:39

Foto nga VCG

Nëntë në 10 qytetarë të BE-së mendojnë se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të financojë ndihmën humanitare, treguan rezultatet e një sondazhi të “Eurobarometrit”, një studim i opinionit publik nga Komisioni Evropian.

Sipas sondazhit, 70% e të anketuarve besojnë se ndihma humanitare është më efikase kur shtetet anëtare koordinohen për të ofruar ndihmën e BE-së në tërësi, shkruan “RTSH”.

KE-ja bëri të ditur se anketimi u krye midis shtatorit dhe tetorit 2023 dhe sondazhi u publikua në janar.

Aktualisht, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare ofrojnë ndihmë humanitare veçmas. Në vitin 2023, buxheti humanitar i BE-së ishte 1.7 miliardë euro (1.83 miliardë dollarë), një nga më të mëdhenjtë në botë.

“Ndihma e kombinuar humanitare nga tre donatorët më të mëdhenj, SHBA-ja, Gjermania dhe BE-ja, përbëjnë pothuajse dy të tretat e totalit të ndihmës humanitare ndërkombëtare nga donatorët publikë. Në vitin 2022, fondet totale humanitare u rritën në një nivel rekord prej 47 miliardë dollarësh”,- thuhet në raportin e Ndihmës Humanitare Globale 2023. (Irma)